UBT News

Arsyeja se pse Henry Cavill u largua nga roli i Superman-it

Pas më shumë se një dekade, “Superman” kthehet në ekranin e madh, këtë herë me aktorin David Corenswet në rolin kryesor.

Filmi i ri titullohet “Superman” dhe është pritur mirë nga publiku dhe kritikët. Ai ka arritur një vlerësim prej 83 për qind në Rotten Tomatoes e rekord prej 96 për qind nga audienca, ndërsa pritet të sjellë mbi 200 milionë euro vetëm gjatë fundjavës së hapjes.

Henry Cavill

Ky sukses ka ngjallur debatin mes fansave: pse nuk u rikthye Henry Cavill në rolin e Supermanit, sidomos pasi më 2022 kishte njoftuar se do rikthehej. Vetëm dy muaj më vonë, gjithçka ndryshoi. James Gunn dhe Peter Safran u emëruan drejtues të rinj të DC Studios dhe vendosën të ndërtonin një drejtim të ri për universin kinematografik të DC – që do të thoshte edhe largimin përfundimtar të Cavill nga roli i Supermanit.

David Corenswet

Megjithëse filmat ku Cavill luajti si “Man of Steel” dhe “Batman v Superman”, kishin fitime të mëdha në arkë, nuk arritën të fitonin zemrat e kritikëve dhe mbetën të ndarë edhe në mesin e fansave.

Pra, edhe pse Cavill ishte i dashur për shumë fansa dhe përfaqëson një periudhë të rëndësishme të DC Universe, versioni i tij nuk përputhej me vizionin e ri të James Gunn, i cili synon të ndërtojë një fillim të freskët për DC, me një Superman më të lehtë, më shpresëdhënës dhe më afër versionit klasik të këtij heroi.

Exit mobile version