Karbohidratet e rafinuara mund të jenë burim i shpejtë energjie. Kur hani pasta, pica, apo edhe ëmbëlsira, karabohidratet e rafinuara në to shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak, dhe ndjeheni më energjik.
Sidoqoftë, kur bie niveli i sheqerit, ju përsëri ndjeheni të lodhur. Prandaj nëse hani vazhdimisht ushqime që përmbajnë karbohidrate të rafinuara, ju do të ndjeheni të lodhur gjatë tërë ditës.

Prandaj provoni të hani më pak sheqer dhe karbohidrate të përpunuara dhe provoni t’i zëvendësoni me ushqime të pasura me fiber, sikurse tërshëra, perime, e të tjera./UBTNews