UBT News

Arsenijeviq gjobitet për mosregjistrim të veturës dhe moszbatim të urdhrave policorë

Policia e Kosovës sot ka shoqëruar në stacionin policor politikanin dhe propaganduesin serb, Aleksandër Arsenijeviq.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani ka thënë se Arsijeneviq, i cili është kryetar i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa Serbe”, është shoqëruar në stacionin policor pasiqë nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe e kishte veturën pa regjistrim.

“E kemi shoqëruar deri në stacion, ku i janë dhënë dy tiketa – njëra për moszbatim të urdhrave të policit e tjetra për mungesë regjistrimi të automjetit. I janë konfiskuar targat dhe i njëjti është liruar”, ka thënë Elshani.

Exit mobile version