Të hënën në Kosovë ka arritur kontigjenti i radhës i vaksinave Pfizer.
Kjo është konfirmuar në një përgjigje për Klankosova.tv, edhe nga Ministria e Shëndetësisë e cila ka bërë të ditur gjithashtu se sipas marrëveshjes që kanë me kompaninë e vaksinave, Pfizer, pranojnë kontigjente vaksinash gati çdo të hënë.
“MSH, sipas kontratës me Pfizer, merr kontigjente të vaksinave pothuajse çdo të hënë”, kanë thënë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë ka thënë se posedojnë mjaftueshëm vaksina.
“Ministria ka një stok të konsiderueshëm të vaksinave, sikur e ka bërë të ditur edhe ministri Vitia, në konferencën për media”, kanë thënë nga kjo ministri.