UBT News

Arrinë në gjykatë të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sapo kanë arritur të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, ku ka nisur seanca fillestare ndaj katër të akuzuarve.

Një seancë e tillë ishte paraparë të mbahej më 27 janar, por u ndërpre pak pasi nisi për shkak se avokatët e dy të akuzuarve thanë se nuk kishin pranuar me kohë shkresat e lëndës.

Ata thanë se duke mos pasur shkresat e nevojshme, nuk mund të këshillojnë klientët e tyre si të deklarohen për aktakuzën. Gjyqtarja u kërkoi që në seancën e 31 janarit, ekipet mbrojtëse të jenë të përgatitura.

Të akuzuar në këtë rast janë bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, dhe tre të tjerë, Kushtrim Kokalla, Granit Plava dhe Tom Dodaj.

Më 15 janar të këtij viti, Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se kishte ngritur aktakuzë për vrasjen e 30-vjeçares Ademaj.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Rasti fillimisht ishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”, por dy ditë më vonë autoritetet kishte arrestuar dy persona. Në mesin e tyre ishte edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.

Exit mobile version