UBT News

Arrijnë në Kosovë fletëvotimet nga Sllovenia

Në Kosovë kanë arritur fletëvotimet për raundin e dytë të zgjedhjeve komunale që do të mbahen këtë të diele, pra më 14 nëntor. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

“Mund t’ua konfirmoj se nga Sllovenia janë sjellë në Kosovë fletëvotimet për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, që do të mbahen më 14 nëntor”, tregoi Elezi.

1,136,150 fletëvotime janë shtypur për raundin e dytë të zgjedhjeve. Ndërsa numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto komuna është 1,260,571 votues.

“Numri i fletëvotimeve që janë shtypur është 1,136,150 fletëvotime. Pra, janë shtypur 124,421 apo 9.87% më pak fletëvotime sesa numri i përgjithshëm i votuesve në 21 komunat ku do të mbahet raundi i dytë. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto komuna është 1,260,571 votues”, ka treguar Elezi.

Kujtojmë se me 17 tetor në Kosovë u mbajt raundi i parë i zgjedhjeve lokale. 

Exit mobile version