Mëngjesin e sotëm kanë arritur në Kosovë 38 mijë e 400 doza të vaksinës AstraZeneca përmes programit COVAX.
Programi i UNICEF-it në Kosovë njofton se shpërndarja e tyre do të jetë në përputhje me Planin Kombëtar të Vaksinimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Sot, ne kemi bërë një hap tjetër të rëndësishëm drejt shpërndarjes së barabartë të vaksinave! 38,400 doza shtesë të vaksinës kundër #COVID19 sapo mbërritën në Kosovë përmes COVAX. Shpërndarja do të jetë në përputhje me Planin Kombëtar të Vaksinimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, njofton UNICEF-i.
Sot, ne kemi bërë një hap tjetër të rëndësishëm drejt shpërndarjes së barabartë të vaksinave! 38,400 doza shtesë të…
Posted by Unicef Kosovo Programme on Wednesday, May 12, 2021
Në muajin mars Kosova pranoi edhe 24 mijë vaksina nga COVAX./UBTNews