UBT News

Arrijnë dozat e para të vaksinës antiCOVID

Në Aeroportin e Prishtinës mbrëmë kanë mbërritur 24 mijë vaksina të AstraZeneca-s, si pjesë e programit COVAX.

Në ceremoninë e pranimit të këtij kontingjenti të parë me vaksina kundër COVID-19 në Kosovë morën pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kryeministri Kurti tha se kontingjenti i parë i vaksinave ngjall shpresë të madhe për shpëtimin e njerëzve, sidomos personelit shëndetësor, duke pasur parasysh numrin e lartë të rasteve të reja ditore, por edhe të viktimave si pasojë e kësaj sëmundjeje që ka prekur të gjithë botën.

Në raportin e aprovuar nga MSh-ja janë paraqitur edhe kategoritë që pritet të vaksinohen kundër COVID-19, ku në të parën janë personeli mjekësor, banorët e shtëpive të të moshuarve, personat me sëmundje kronike dhe ata mbi 80-vjeç.

Në fazën e dytë prioritet u është dhënë mësimdhënësve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë të përfshirë në menaxhimin e pandemisë. Sipas këtij plani, në Kosovë synohet vaksinimi i 70 për qind e popullsisë apo 1 milion e 260 mijë persona.

Exit mobile version