UBT News

Arrihet marrëveshje bashkëpunimi për reformën legjislative të sektorit mikrofinanciar

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe drejtori i përgjithshëm i Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), Ary Naim, kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e ekspertizës teknike të IFC në draftimin e projektligjit për institucione mikrofinanciare në Kosovë.

Bashkëpunimi parasheh mbështetjen e Qeverisë së Kosovës në hartimin e projektligjit për mikrofinanca, i cili pritet të adresojë problemet e kahmotshme juridike-pronësore të këtij sektori.

Ndërtimi i një kornize rregullative do të mundësojë që institucionet mikrofinanciare të vendosen në një pozitë më të mirë për të zgjeruar gamën e shërbimeve të tyre, e në të njëjtën kohë ndërmarrjeve mikro e ekonomive familjare t’iu ofrohet qasje më e lehtë në shërbime financiare.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë dhe mbetet e përkushtuar në fuqizimin e sektorit privat, si faktor kyç në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Exit mobile version