Mediat lokale raportojnë se Greqia ka zgjatur marrëveshjen që lejon dronët amerikanë të qëndrojnë në territorin e saj edhe për një vit të plotë.
Dronët MQ-9 janë stacionuar në bazën ajrore të Larisës, në pjesën qendrore të vendit, dhe do të vazhdojnë të operojnë aty deri në korrik të vitit 2025, sipas të përditshmes Kathimerini.
Ky zgjatim shihet si një tregues i rëndësisë së bazës së Greqisë për Shtetet e Bashkuara, e cila përdoret për misione mbikëqyrjeje që përfshijnë Evropën Lindore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut./UBTNews/