UBT News

Arreston dy persona për kanosje në Prishtinë dhe Graçanicë, njëri dyshohet se kërcënoi me granatë dore

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në dy raste të ndara të kanosjes të ndodhura gjatë ditës së djeshme në rajonin e Prishtinës dhe në Graçanicë.

Rasti i parë është regjistruar në Prishtinë rreth orës 01:00 të mesnatës, ku një burrë ka raportuar se është kanosur përmes telefonit nga një i dyshuar, i cili pas intervistimit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Ndërkohë, një incident më i rëndë ka ndodhur në Graçanicë rreth orës 21:30, ku i dyshuari është arrestuar nën dyshimin se e ka kërcënuar viktimën me granatë dore. Edhe pse gjatë kontrollit në shtëpinë e tij nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, me urdhër të prokurorit ai është dërguar menjëherë në mbajtje. /E.A/

Exit mobile version