Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Komunës së Mitrovicës, pasi i njëjti është kapur në flagrancë duke marrë ryshfet në shumën prej 200 eurove.
Përmes një komunikate për media, njofton se zyrtari B.S., dyshohet se në cilësinë e zyrtarit komunal ka kërkuar ryshfet nga qytetari për rregullimin e dokumentacionit për përfitimin e një granti që lidhet me ri-atdhesim.
Hetuesit policorë nga NjRHKEK-Mitrovicë Jug, në koordinim me prokurorinë, më 04.07.2024 rreth orës 12:20, në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin pasi i njëjti ka marrë ryshfetin në shumën prej 200 eurove thuhet në njoftim.
Ndërsa me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ai do të hetohet për veprën penale ‘Marrja e ryshfetit’.