Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar një të dyshuar kosovar, zyrtar të Komunës së Obiliqit, raporton Gazeta Express.
I njëjti sipas policisë së Kosovës, dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, pasi ankuesja femër ka bërë të ditur se zyrtari i gjendjes civile në komunën e Obliiqit i ka kërkuar favore në këmbim të rregullimit të dokumenteve.
I dyshuari është zënë në flagrancë së bashku me viktimën, ku edhe është arrestuar.
“Prishtinë 27.07.2021 – 22:25. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartëcekur ku sipas ankueses femër kosovare i dyshuari, zyrtar i gjendjes civile në komunë e Obiliqit në këmbim të rregullimit të dokumenteve të gjendjes civile i njëjti i ka kërkuar favore viktimës. Me urdhër të prokurorit janë zhvilluar masa të fshehta dhe i dyshuari është zënë në flagrancë se bashku me viktimën ku dhe është arrestuar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thonë nga policia.