Në Pikën Kufitare Bërnjak, dje rreth orës 16:15, është arrestuar një shtetas i Serbisë nën dyshimin për dhënie ryshfeti zyrtarëve policorë.
Sipas policisë, i dyshuari ka tentuar të ofrojë 30 euro për të kaluar kufirin dhe për të hyrë kundërligjshëm në territorin e Republikës së Kosovës. Paratë janë sekuestruar në vendngjarje.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
/A.K/
