Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj në Fushë Kosovë nën dyshimin për posedim të narkotikëve.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar 26.5 gramë substancë e dyshuar marihuanë, katër bimë të mbjellura në vazo, të dyshuara si kanabis sativa, një peshore digjitale për matjen e substancave narkotike, si dhe tre fishekë.
I dyshuari, pas iniciimit të rastit dhe konsultimit me prokurorin kompetent, është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.