Policia arrestoi Edevaldo Haxhiun pasi ka ndihmuar në strehimin e “bosit” turk të kriptomonedhave Faruk Fatih Ozer.
Burime të sigurta nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se arrestimi i tij është bërë dy ditë më parë në kryeqytet.
Haxhiu, nipi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka dyshohet se ka ndihmuar biznesmenin të strehohej në Shqipëri.
Ozer është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke për mashtrim në vlerën e 2 miliardë dollarëve.
Policia bëri me dije të enjten se nga hetimet e operacionit “Gjurma” rezulton se 36-vjeçari ka transportuar dhe fshehur “bosin” e kriptomonedhave me qëllim shmangien e autoriteteve.
“Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mashtrim kompjuterik” janë dy akuzat që rëndojnë mbi Haxhiun, ndërsa ende po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./euronews.al