Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar shoferin e veturës i cili të mërkurën goditi për vdekje një 5-vjeçar, derisa i njëjti po ngiste biçikletën.
Në raportin policor bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Shaban Polluzha, Mitrovicë 03.08.2022-19:03 Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi derisa ai ishte duke drejtuar biçikletën është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte një mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, kurse drejtuesi i veturës është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.