UBT News

​Arrestohet serbi pasi tentoi ta korruptojë policin me pesë euro

Një shtetas i Serbisë është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi i njëjti është munduar ta korruptojë një polic duke i dhënë bashkë me dokumente, një kartëmonedhë prej pesë eurosh.

Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se i njëjti është arrestuar nga policia dhe është dërguar në stacionin policor në Prizren.

“Me date 16.01.2023, rreth orës 16:30 një patrulle policore e Njësisë e së Rregullimit të Komunikacionit Rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në fshatin Piranë të Prizrenit ka ndaluar një kamion me tabela të Serbisë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë”, thuhet në komunikatën e PK-së.

“Shoferi kamioni I. V. I lindur në vitin .1983 në Krushevac – Serbi, Shtetas Serb, pasi është ndaluar nga patrulla policore dhe i janë kërkuar dokumentet, ai bashke me dokumente jep edhe një kartëmonedhë prej pesë (5) eurove. I njëjti është prangosur nga policia dhe është dërguar në Stacionin Policor Prizren Veri”, vazhdon njoftimi.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit kujdestar, të njëjtit i është dhënë aktvendimi për ndalim për 48 orë. Kundër të njëjtit është dërguar kallëzim penal për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

Exit mobile version