UBT News

Arrestohet Sam Bankman-Fried

Sam Bankman-Fried, themeluesi i shkëmbimit të kriptomonedhave FTX, është arrestuar në Bahamas, sipas një deklaratë të prokurorit të përgjithshëm të vendit, shkruan BBC. Ai u arrestua të hënën.

Distrikti Jugor i New York-ut, i cili po heton Bankman-Fried dhe kolapsin e FTX dhe firmës së tij tregtare, Alameda, konfirmoi arrestimin e tij mbrëmë përmes një shkrimi në Twitter.

“Sonte mbrëma autoritetet Bahamiane arrestuan Samuel Bankman-Fried me kërkesë të qeverisë amerikane, bazuar në një aktakuzë të mbyllur të ngritur nga SDNY”, shkroi avokati amerikan, Damian Williams./UBTNews/

Exit mobile version