UBT News

Arrestohet Ridvan Muharremi

Policia e Kosovës e ka arrestuar Ridvan Muharremin në lokalin e tij. Policia e për orë të tëra ka qëndruar duke bastisur këtë lokacion dhe banesën e Muharremit. Përveç Policisë, në aksion janë parë edhe veturat e EULEX-it.

Pas përfundimit të bastisjeve në banesën e tij, avokati i Ridvan Muharremit, Mahmut Halimi, tha se për Muharremin ende nuk ka fletarrest nga organet e rendit, duke shtuar se ia kanë dorëzuar Policisë të gjitha provat.

Bastisje ka pasur edhe te Ministria e Tregtisë, ku sipas raportimeve janë arrestuar dy zyrtarë të MINT Hafiz Garën dhe Irfan Lipovicën.

Sipas përgjimit të publikuar ditë më parë, Muharremi dyshohet se është ndërmjetësues i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe firmës nga Polonia, e cila s’i ka sjellë rezervat në Kosovë, pavarësisht pagesës që është kryer nga ministria e Rozeta Hajdarit. 

Po ashtu një çështje tjetër ka të bëj me disa akuza të Ndue Gjinit ndaj Ridvan Muharremit, për dëshmitarë katolikë kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kurse Ridvan Muharemi, menjëherë pas këtyre akuzave ka reaguar duke thënë se janë shpifje. Ai thotë se nuk ka reaguar deri për faktin e vetëm se i vetmi vend ku mund të shpjegohen shpifjet ka adresë dhe ato janë organet e rendit. 

Exit mobile version