Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht menaxherin e tij në një lokal në Fushë Kosovë.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktimës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.