Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit E.A, për dy raste të vjedhjes.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se personi në fjalë më 22.05.2022 kishte vjedhur një motoçikletë, ndërsa më 12.06.2022 kishte vjedhur 300 euro në një xhami në Prizren.
Si rrjedhojë, bëhet e ditur se i akuzuari E.A., ngarkohet me veprat penale “vjedhje” dhe “vjedhje e rëndë”.
Për veprën penale vjedhje e rëndë: Dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti, në të cilin dënim me burgim do të i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga dt.14.06.2022 e deri më 14.07.2022.
Për veprën penale vjedhje: Dënim me gjobë në shumën prej treqind (300) euro dhe dënim me kusht ashtu që i vërteton dënimin me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh i cili dënim nuk do të ekzekutohet në afatin ligjor prej 1 viti nëse i akuzuari nuk do të kryen vepër tjetër penale, thuhet në komunikatë.
Po ashtu të akuzuarit, gjykata me aktvendim të veçantë jashtë seance ia ka ndërprerë masën e paraburgimit që nga data 13.07.2022.