UBT News

Arrestohet prishtinasi, pasi e sulmoi konduktorin e autobusit

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar konduktorin e autobusit.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, e në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandimin e të cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh.

“Prishtinë (NN) 14.07.2021 – 18:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar konduktorin e autobusit viktimën mashkull kosovar, viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandimin e të cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.”

Exit mobile version