Lideri i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani. Ai tha se Arsenijeviq është arrestuar për prishje të rendit publik, pasi dyshohet t’i ketë fishkëllyer kryeministrit Albin Kurti. Elshani ka thënë se pas dërgimit në stacionin policor, politikani serb është liruar më pas.
Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla sot kanë vendosur gurthemelin e Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC) dhe nënstacionin e Policisë së Kosovës në Leshak të Leposaviqit, i cili do të ofrojë kushte të mira të punës për punonjësit publikë të ARC-së dhe zyrtarëve policorë.
Kurti u shpreh se Qeveria është e interesuar që shërbimet publike të jenë sa më cilësore dhe sa më afër qytetarëve pa dallim.