UBT News

Arrestohet personi që prezantohej rrejshëm si ministër

Policia e Kosovës, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, ka arrestuar dje në Prishtinë personin me iniciale R.B., si dhe kanë kontrolluar banesën e tij.

Sipas njoftimit, R.B. dyshohet se është prezantuar rrejshëm si person zyrtar ministër dhe me këtë prezantim të rremë ka kërkuar nga dy persona një shumë të parave në mënyrë që t’iu ndihmojë në një çështje pronësore.

Gjatë realizimit kontrollit të banesës së të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi të cilat do të përdoren si prova në procedurë penale.

Po ashtu gjatë hetimit ndaj të dyshuarit janë siguruar dëshmi për përfshirjen e tij në falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim.

I dyshuari pas intervistimit dërgohet në vuajtje të dënimit pasi që rezulton se paraprakisht është dënuar edhe nga Gjykata me vendim të formës së prerë në kohëzgjatje prej 10 muajsh për vepra të mëhershme penale mashtrimi dhe prezantimi i rremë si person zyrtar.

Exit mobile version