UBT News

Arrestohet personi i arratisur nga Qendra Korrektuese

Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë arrestuar sot një person i cili ishte në kërkim për veprën arratisje e personit të privuar nga liria.

Rasti i arratisjes është raportuar nga Qendra Korrektuese në Smrekovnicë, më 7 mars 2022.

Pas procedurave të nevojshme, N. M. (31), është dërguar tek autoritetet e SHKK-së në Qendrën Korrektuese në Smrekovnicë.

Exit mobile version