Një burrë nga Teksasi akuzohet për vrasje pasi pretendohet se ka përplasur gruan e tij shtatzënë, duke vrarë foshnjën e palindur.
Christopher Gonzales, 26 vjeç, është arrestuar dhe akuzuar për vrasje të shkallës së parë dhe sulm të rëndë të shkallës së dytë.
Ai është arrestuar dhe akuzuar për vrasje pasi dyshohet se ka përplasur gruan e tij shtatzënë me një kamion pas një grindjeje, duke vrarë foshnjen e saj të palindur.
Kur u intervistua nga policia, Gonzales thuhet se rrëfeu se po ngiste kamionin ndërsa e dinte që gruaja e tij ishte duke qëndruar para. Ai gjithashtu dyshohet se pranoi para hetuesve se e dinte se ai kishte vozitur mbi gruan e tij kur ndjeu një përplasje dhe e dëgjoi atë të bërtiste.
Gruaja thuhet se u dërgua menjëherë në një njësi të kujdesit intensiv në Lubbock, Texas, ku foshnja e palindur u shpall e vdekur pasi mjekët kryen kontrollin./UBTNews
(Drin Ismajli, student në Shkenca Politike në UBT)