Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, pasi që i njëjti dyshohet se ka shitur një veturë të cilën e kishte marrë me qira. Sipas policisë, i dyshuari kishte bashkëpunuar edhe me një person tjetër, i cili gjendet në arrati.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër i cili është në arrati kanë shitur veturën e viktimës mashkull kosovar të cilën e kishin marr me qira. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.