Policia e Pejës ka arrestuar një person i cili dyshohet për veprën penale “Mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve”.
Policia përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 27.08.2024, rreth orёs 23:20, patrulla Policore gjatё kontrollit rutinё nё fshatin Baran-Pejё, kanё ndaluar tё dyshuarin i cili ishte duke ngasur automjetin me targa vendore, gjatё kontrollit tek i dyshuari janё gjetur dhe sekuestruar: Njё (1) Armё pistoletё ADAM cal:9mm, njё (1) karikator i sё njejtёs armё dhe dhjetё fishekё cal:9mm”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48 orё.