Policia e Kosovës ka arrestuar të dielën një person në Pejë, pasi i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Drejtoria Rajonale në Pejë ka bërë të ditur përmes një komunikate për media se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.