Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar njё person i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se kishte kanosur një zyrtar policor. Sikur të mos mjaftonte kaq, ai kishte tentuar të ikte gjatë arrestimit, ndërsa kishte kandosur zyrtarët policorë edhe gjatë transportit që po i bëhej për në Stacionin Policor në Pejë.
Ndaj tij është hapur rasti për veprën penale ‘kanosje ndaj personit zyrtarë’, bëhet e ditur në komunikatën për media, transmeton KosovaPress.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, më datёn 02.02.2026 rreth orёs 08:50, deri sa zyrtarët policor ishin nё patrullё kanё vërejtur tё dyshuarin i cili ishte i shpallur nё kёrkim policor”, thuhet po aty.
