Policia e Kosovës ka arrestuar një femër nga Fushë Kosova, pasi dyshohet se e njëjta ka kanosur dhe sulmuar nënën e saj.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se deri tek kjo ka ardhur si rezultat i një mosmarrëveshjeje.
Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.