Është arrestuar një mashkull nga Gjakova, pasi që i njëjti dyshohet se kishte vjedhur pesë pasaporta të Republikës së Kosovës, veshmbathje dhe disa gjëra tjera.
Ato u morën nga vetura e personit që u ankua për rastin në polici.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.