Në Pejë është arrestuar një zyrtar policor, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “shantazh”, “kanosje” dhe “ngacmim”.
Informacionet e para lidhur me këtë rast nga IPK-ja janë pranuar përmes një ankese të adresuar te Inspektorati Policor rreth një javë më herët. Bazuar në autorizimet ligjore, hetuesit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore duke përfshirë sekuestrimin e përkohshëm të një telefoni mobil në cilësi të provës materiale si dhe intervistimin e të dyshuarit.
“Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor (të dyshuar në këtë rast) me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprat penale “shantazh”, “kanosje” dhe “ngacmim”, njofton Inspektorati Policor i Kosovës.
Zyrtari policor është suspenduar nga puna./UBTNews