UBT News

Arrestohet një zyrtar i doganës

Mbrëmë është arrestuar një zyrtar doganor në pikë kalimin në Vërmicë nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës së tij zyrtare. Polica e Kosovës ka njoftuar se i njejti është dërguar në mbajtje.

“Bazuar në provat e gjetura dhe sipas urdhrit të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, është konstatuar dyshimi i arsyeshëm se zyrtari doganor në detyrë ka qenë i përfshirë në veprat penale marrje e mitos sipas nenit 428 dhe Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar sipas nenit 422 të Kodit Penal të Kosovës”’, thuhet në komunikatën e Policisë.

Arrestimin e zyrtarit doganor e ka konfirmuar edhe dogana e Kosovës përmes një njoftimi./UBTNews

Exit mobile version