UBT News

Arrestohet një zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës

Njësitet policore të Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Prishtinë kanë arrestuar një nga dy zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) nën dyshimin se keqpërdorur pozitën zyrtare.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë bastisur edhe shtëpitë e të dyshuarve e ku janë sekuestruar para të gatshme, dy telefona një shtëpizë kompjuteri, dy llap-top dhe disa dokumente zyrtare.

Veprimet hetimore janë bërë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan.

“Njësitet policore të Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit-Prishtinë pas disa veprimeve hetimore në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore në Gjilan, me 17.03.2021 kanë arrestuar njërin nga dy të dyshuarit meshkuj kosovar-zyrtar të ATK-së, nën dyshimin se kanë kryer veprën e cekur me lart. Po ashtu, gjatë bastisjes në shtëpitë dhe zyrat e punës së tyre, janë sekuestruar para të gatshme, dy telefona, një shtëpizë kompjuteri, dy llap-top dhe disa dokumente zyrtare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari i arrestuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Exit mobile version