UBT News

Arrestohet një shtetas i huaj, ia vjedhi çantën një gruaje dhe sulmoi dy policë

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj, meqë i njëjti dyshohet se ka vjedhur një çantë të një gruaje dhe ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë në Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që i njëjti pasi kishte vjedhur çantën nga ankuesja femër kosovare, ka sulmuar fizikisht edhe zyrtarët policorë”, thuhet në raport.

Policia njofton se dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje./UBTNews

Exit mobile version