Një qytetar serb është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar në Jarinjë. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se bëhet fjalë për Dushan Neshiq.
Elshani tha se arrestimi i Neshiq është bërë në bazë të një urdhri gjyqësor për një rast të vitit 2022, që ka të bëjë me “kërcënime”.
“Personi është ndaluar të hënën rreth orës pesë të mëngjesit, teksa po hynte në Kosovë nga Serbia. I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe gjendet në stacionin policor në Mitrovicën e Jugut”, tha Elshani.