UBT News

Arrestohet një roje që dyshohet se qëndron pas rrjedhjeve të dokumenteve ushtarake amerikane

Një roje kombëtare që dyshohet se qëndron pas një sërë rrjedhjesh dokumentesh ushtarake amerikane është arrestuar nga FBI.

Jack Teixeira, 21 vjeç, thuhet se ka mbikëqyrur një grup privat në internet, me rreth 25 anëtarë aktivë, në të cilin ndaheshin dokumente shumë të klasfikuara.

Teixeira, një anëtar i krahut të inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts, u arrestua nga FBI të enjten.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland konfirmoi arrestimin e Teixeira-s dhe tha se specialisti i IT do të sillet në gjykatë në Massachusetts për një paraqitje fillestare./UBTNews/

Exit mobile version