Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se mbrëmë kanë pranuar informacion se ka ndodhur një aksident trafikur mes dy automjeteve, ku ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar policor-jashtë detyrës zyrtare me veturë private.
IPK thotë se palët nuk kanë arritur mirëkuptim lidhur me mënyrën e procedimit dhe për këtë arsye e kanë njoftuar policinë.
Mirëpo para se të shkonte Policia në vend të ngjarjes, njëra palë e përfshirë në aksident është sulmuar nga dy persona, përfshirë edhe policin.
IPK ka njoftuar se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas janë ndaluar për 48 orë.