UBT News

Arrestohet një person që dyshohet se dhunoi një të mitur në gushtin e vitit të kaluar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili dyshohet ta ketë dhunuar një të mitur në gushtin e vitit që lamë pas. Policia njofton se i arrestuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Me datën 15.02.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte kryer veprën penale Dhunim ndaj viktimës së mitur femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. 

Exit mobile version