UBT News

Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Kaçanik

Policia ka njoftuar se më 18 janar rreth orës 07:50 policia e stacionit në Kaçanik kishte pranuar një informacion se në rrugën “Ismajl Raka” në Kaçanik ishin kryer dy vjedhje në dy kafiteritë e qytetit.

Në njoftimin e policisë mes tjerash thuhet se nga persona të panjohur ishin vjedhur një shumë e parave dhe disa pije (shishe), alkool.

“Në lidhje me këtë policët hetues të stacionit në Kaçanik nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet. Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë identifikuar dhe sot, datë 23.01.2023 rreth orës 11:00 kanë arrestuar të dyshuarin I.R (M/K) i moshës 17 vjeçar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare ka pranuar se i vetëm i ka kryer këto vjedhje. Me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version