UBT News

Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një i dyshuar për vjedhje të rëndë në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, i dyshuari kishte thyer xhamin e një lokalit dhe prej aty kishte kryer vjedhjen.

“Fushë Kosovë, 23.11.2023 – 05:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte thyer xhamin e lokalit të viktimës mashkull kosovar dhe prej aty kishte kryer vjedhje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Exit mobile version