UBT News

Arrestohet një person për vjedhje të identitetit

Një shtetas i Shqipërisë dyshohet të ketë vjedhur identitetin e një personi ndërsa është pajisur me letërnjoftim dhe pasaportë të Republikës së Kosovës. Rasti ka ndodhur në Mitrovicë dhe i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Republikës së Shqipërisë nën dyshimin se ka vjedhur identitetin e një personi dhe si rrjedhojë është pajisur me letërnjoftim dhe pasaportë të Republikës së Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Exit mobile version