Në Prishtinë një person është arrestuar të martën pasi që ka kanosur zyrtarë policorë.
“Prishtinë 05.12.2023-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kanosur zyrtarët policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.