UBT News

Arrestohet një person për dhunë në familje në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për dhunë në familje në Vushtrri. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Viktima ka pësuar tretman mjekësor.

Gjatë ekzaminimit i dyshuari ka rezultuar të jetë nën ndikimin e alkoolit, të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “dhunë në familje” dhe “lëndim trupor”.

Ndërsa pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./UBTNews

Exit mobile version