Gjykata në Gjilan ka bërë të ditur se më 20.12.2022 rreth orës 22:50 minuta, në lagjen ”Arbëria”, në Gjilan, në një market i pandehuri Z.SH. me përdorim të forcës dhe kanosjes ka sulmuar një person me qëllim përvetësimit të pasurisë së kundërligjshme për vete.
I veshur me tesha të zeza nën kërcënimin e armës dhe përdorimit të së njëjtës për ta rrezikuar jetën e njerëzve, hyn në market me revole në dorë dhe duke i bërtitur të dëmtuarës me fjalët, qiti paret dhe duke e detyruar të njëjtën që t’ia jep arkën me para, i njëjti i merr paratë në vlerë prej 150 deri 200 €, dhe ikë me vrap nga vendi i ngjarjes në drejtim të fshatit Velekincë.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.