UBT News

​Arrestohet një person nën dyshimin për krime lufte

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, të premten kanë arrestuar personin me inicialet R.D, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim lufte kundër popullatës civile”.

“R.D., është ndaluar nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile, të kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Më tej thuhet se Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, është duke ndërmarrë dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe legjislacionin në fuqi.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në hetimin dhe ndjekjen penale të kryerësve të këtyre veprave penale./D.B/KP

Exit mobile version