Prokuroria Speciale e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin S.R nën dyshimin për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.
Sipas Prokurorisë Speciale për veprimet e mëtutjeshme publiku do të njoftohet në kohë.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në koordinim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar, ka arrestuar të dyshuarin S. R nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.Për veprimet e mëtutjeshme publiku do të njoftohet në kohë”, thuhet në njoftimin e PSRK së.
S.R është në mesin e të arrestuarve për trazirat në Zveçan para tri vjetësh.
Kujtojmw se, më shumë se 90 pjesëtarë të KFOR-it kishin pësuar lëndime, pas përleshjes me protestuesit serbë.
Dhuna në Zveçan shpërtheu pasi serbët lokalë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më herët po atë vit, që u bojkotuan nga serbët.
