Policia e Kosovës kanë arritur që të identifikojnë dhe ta arrestojnë një person në Vushtrri, të dyshuar për veprën penale “vjedhje të rëndë”.
Arrestimi i të dyshuarit E.XH., 40 vjeçar, është bërë mbi dyshime të bazuara dhe provave të siguruara, ku i dyshuari në fjalë ka kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, me ç’rast në shtëpinë e ankuesit kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave të gatshme.
Pas procedurës së intervistimit, të dyshuarit E.XH., 40 vjeçar, me urdhër të prokurorit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt.